Lajme

Paga minimale fillon më 7 dhe 8 maj. Më shumë se 1.1 milion të punësuar do të marrin tri paga minimale

Më shumë se 1.1 milion të punësuar në Sërbi do të marrin nga shteti tri paga minimale në një shumë totale prej 750 euro, ndërsa pagesa do të fillojë më 7 dhe 8 maj, është shprehur Ministri i Financave Sinisha Malli.

Për tri paga minimale të cilat i paguan shteti si përkrahje ekonomisë janë paraqitur 237,000 punëdhënës, tha ai.

Ai shtoi se në Serbi për dy muaj për pagesën e shtesës për papunësi përmes Entit Nacional për punësim janë paraqitur 6,047 qytetarë që kanë mbetur pa papunë.

“Me masa të përgjegjshme gjithëpërfshirëse dhe të mira, kemi arritur të ruajmë numrin më të madh të vendeve të punës, nëse jo të gjitha vendet e punës në Serbi,” tha Malli, duke shtuar se shteti ka marrë mbi supe barrën më të madhe.

Ai tha se, është mirë që shumica e fabrikave kanë filluar të punojnë javën e kaluar dhe se ekonomia ngadalë po kthehet në të vjetrën.

“Ju i dini parashikimet e FMN-së dhe normën e rritjes -3 për Serbinë, ne në rebalansin e buxhetit kemi vendosur -1.8 dhe nëse kështu vazhdojmë të hapemi sa më shpejtë, të lëvizim sa më shpejtë, mund të jemi në zero, që do të thotë se do të jemi ekonomia më e suksesshme në Evropë këtë vit, dhe kjo është një gjë e madhe, “tha Malli.

Paraqitja për 100 € për çdo qytetar do të fillojë në 15 maj dhe do të zgjasë deri më 5 qershor, tha ai, duke shtuar se premtimi i bërë do të përmbushet plotësisht.

Malli tha se ka të bëjë me arsyeshmërinë e masës ekonomike, sepse një gjë të tillë edhe tash janë duke e bërë SH.B.A., Japonia, Hong Kong, Singapori, dhe jo vetëm Serbia./presheva.com/