Osmani: Targat ilegale nga 1 nëntori konfiskohen
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, bashkë me të shoqin Prindonin, priti në takim të dielën presidentin e Maltës, George Vella me bashkëshorten e tij.
Pas një orë takimi nikoqirja tha se Kosova është mirënjohëse e Maltës për përkrahje e ofruar, përfshirë edhe heqjen e vizave që sipas saj duhet të ndodh deri në dhjetor dhe nuk do të dalin kushte shtesë për Kosovën.
Pro lëvizjes së lirë për kosovarët u shpreh edhe Vella, sipas të cilit Bashkimi Evropian qysh më 2018 dha dritën jeshile.
Në këtë takim Osmani foli edhe për kërkesat për shtyrjen e afatit për targat ilegale duke thënë se Kosova vetëm po kujdeset për sundim të ligjit.
Edhe mysafiri ofroi mbështetjen e shtetit të tij, për dialogun mes Prishtinës e Beogradit që tha se i hap rrugë edhe anëtarësimit të vendeve drejt Unionit Evropian.
Gjatë të dielës, presidenti maltez u takua edhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca, kryeministrin Albin Kurti dhe mori pjesë në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.