Lajme

Osmani: Koha t’i përkrahim mjekët tanë në betejën ndaj COVID-19

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani u ka shprehur mirënjohje të thellë profesionistëve shëndetësorë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Shëndetit.

Përmes një shkrimi në “Facebook” ajo ka falënderuar mantelbardhët për kontributin e tyre në betejën me koronavirusin.

“Faleminderit që çdo ditë tonën po e ktheni në shpresë e kurajo, në mënyrë që Covid-19, të jetë rrëfim i mbyllur! Faleminderit që po na mësoni se si duhet t’i shërbejmë atdheut!”, shkruan ajo.

Statusi i plotë i Osmanit:

Të dashur profesionistë shëndetësorë!

Pandemia e corona-virusit i ka ndryshuar jetët tona, shprehitë tona dhe ritmin tonë jetësor. Dje ishte ditë shumë e rëndë për Kosovën, sepse humbëm dy qytetarë nga ky virus, ndërkaq 20 të tjerë u konfirmuan të infektuar. Kjo pandemi ka krijuar sfida të mëdha për njerëzimin, profesionistët shëndetësorë, sfida për bizneset, dhe në tërësi për shoqërinë. Shtrirja e saj na kërkoi të distancohemi nga njëri-tjetri, mirëpo ajo dëshmoi po kështu se vetëm të bashkuar mund ta përballojmë edhe këtë sfidë.

Të dashur mantelbardhë!