Osmani flet për ngritjen e saj dhe kushtin që LDK-ja e VV-ja të bëjnë koalicion pas zgjedhjeve
Kandidatja e LDK-së për kryeministre të Kosovës, Vjosa Osmani, po kërkon një marrëveshje mes partisë së saj dhe Vetëvendosjes, si parakusht për një koalicion të mundshëm paszgjedhor mes këtyre dy subjekteve politike, pa marrë parasysh se cila i fiton zgjedhjet.
Në një intervistë për Kohën Ditore, e cila botohet në numrin e së hënës (2 shtator) Osmani ka dhënë versionin e saj për dështimin e koalicionit parazgjedhor me Vetëvendosjen.
Lexoni shpjegimin e nënkryetares së re të LDK-së, për kapërcimin e madh brenda LDK-së, ku nga numri 81 në listën e zgjedhjeve për deputetë që i ishte vënë në vitin 2017, të bëhet numri 1, si e nominuar për kryeministre në zgjedhjet e 6 tetorit.
Ndër të tjera në intervistë mund të lexoni edhe se cili është ndryshimi që ofron Osmani, përkundër kaluarës jo të largët dhe koalicioneve me PDK-në, me të cilën LDK-ja ndan hisen e përgjegjësisë për keqqeverisjet e pasluftës.