Lajme

Mediat serbe: Grafiti UÇK në ndërtesën e Konsulatit të Serbisë në Vjenë

Në ndërtesën në të cilën gjendet Konsulata e ambasadës së Serbisë në Vjenë, sipas medieve serbe gjatë natës persona të panjohur kanë shkruar grafitin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Mediet serbe bëjnë të ditur se Ambasada e Serbisë i ka drejtuar notë verbale Ministrisë së punëve të jashtme të Austrisë dhe i ka njoftuar për grafitin dhe kanë kërkuar zbulimin e kryrësve.

“Kjo ngjarje sigurisht se nuk i kontribon zvogëlimit të tensioneve dhe vendosjen e sërishme të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit e Prishtinës”, thuhet në notë.