Lajme

Osmani e Kurti nderojnë Aganin: Vrasja e tij ishte ekzekutim kriminal i Serbisë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovë, Albin Kurti, së bashku me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani bënë homazhe pranë shtatores së akademik Fehmi Aganit, në kampusin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Fehmi Agani ishte intelektual delikat dhe profesor i afërt, dashamirës i dijes, mësimit dhe studimit, njeri paqësor e përparimtar. Formimi i tij ishte kryesisht humanist e social. Angazhimin e vet politik e shihte më shumë të imponuar nga koha dhe rrethanat sesa pasion karakteri apo prirje profesioni. Vrasja e tij ishte ekzekutim kriminal i Serbisë dhe humbje e madhe për Kosovën”, thuhet në komunikatë.

Më 29 maj bëhet një vit prej se u ndryshua Kodi i Procedurës Penale që mundëson gjykimin dhe dënimin në mungesë.

“Duhet të angazhohemi, dhe do të angazhohemi që të zbardhet e vërteta e të sillet drejtësia për të”, thuhet në komunikatë