Lajme

ORGANIZIMI I BIRRËS NË PRISHTINË QË SOLLI RRAHJE DHE DHUNË – MINISTRI KËRKON MBYLLJEN E TIJ URGJENTISHT

Të paktën dy rrahje masive kanë ndodhur në festivalin e birrës që ështe duke u mbajtur tash e disa ditë në Prishtinë, shkruan Insajderi.

Therje me thikë dhe rrahje masive janë dy ngjarjet që e kanë karakterizuar këtë organizim përveç muzikës dhe të miturve që konsumojnë alkool.

Për këtë organizim, ka reaguar edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala

Shala përmes Facebook ka njoftuar se pas inspektimit të jashtëzakonshëm nga inspektorati i MTI-së, ka marrë vendim ta mbyllë aktivitetin “Beer and Wine Festival Prishtina”.

Ai këtë vendim ka thënë se e ka ndërmarrë pas ankesave dhe shkeljeve që janë evidentuar në këtë organizim si konsumimi i pijeve alkoolike nga personat e mitur.