Opinion: Tallja me qytetarët e Preshevës duket se po merr fund më 2 qershor
Sa më tepër që afrohet 2 qershori, data e zgjedhjeve lokale në Preshevë aq më shumë shpërfaqet paniku te Lëvizja për Reforma.
Opinion nga Beqir Aliu
MSc i shkencave politike
Fushë Kosovë-Preshevë
Duke qenë se, bashkë me partnerin qeverisës APN-në dështuan dhe mashtruan për gati 8 vite sa ishin në pushtet dhe sollën komunën e Preshevës në mjerim të paparë ndonjëherë, Lëvizja për Reforma dhe partneri i saj tani më edhe vetë e kanë të qartë se çka I pret me datën 2 qershor.
Prandaj, I vetëdishëm se çfarë debakli po e pret me 2 qershor,Samiu dhe LR e tij po “grithet” që ndoshta mos po gjenë disi shpëtim duke u treguar “zemërgjërë” në rikthimin e ish PDSH-së në pushtet, PDSH-në që në vitin 2016 e ndau duke ja tërhequr 9 këshilltar me të cilët nga opozita u rehatua në pushtet. Me këtë rast I dha goditje ish partisë së tij dhe kryetarit të saj Ragmi Mustafës duke e tradhëtuar partinë me të cilën Samiu ishte në pushtet nga viti 2004 deri në vitin 2016.
Pasi I tërhoqi me vete 9 këshilltarët e kontrabanduar nga PDSH, Samiu lidhi koalicion me PVD-në të cilën pas 8 muajve bashkëqeverisje e tradhtoi duke prishur marrëveshjen e koalicionit.
Sami Salihu nuk u ndal me kaq, ai lidhi koalicionin tjetër me APN-në e Shqiprim Arfifit me të cilin më vonë përsëri prishi koalicionin dhe krijoi koalicionin e ri me PVD dhe PDSH.
Dhjet muaj më vonë, Samiu prishë edhe këtë koalicion dhe rikthehet në koalicionin e ri me APN-në.
Duke shfrytëzuar polarizimin e skajshëm mes APN-së, PVD-së dhe PDSH-së Sami Salihu dhe Lëvizja e tij edhe pse parti minore për nga fuqia elektorale, herë lidhej me njërën parti e herë me tjetrën duke qëndruar vetë në pushtet për 20 vite me radhë, nga 2004 deri më 2024.
Tani, Sami Salihu ka harruar edhe partnerin e deri tanishëm APN-në por ka filluar një nismë të re për rikthimin e, siç thot ai, ish PDSH-së në pushtet duke I ofruar ish bashkëpartiakut Ilir Sadriut nga Aleanca për Luginën marrëveshje për bashkëpunim. Kujtojmë se Ilir Sadriu fyhej pandërpre dhe dënohej në pagë nga pushteti I Sami Salihut dhe partneri I tij I koalicionit përshkak të qëndrimeve politike.
Duke qenë rekordmen I prishjeve të koalicionit, Sami Salihu e di se ka humbur besimin te të gjitha partitë tjera për bashkëpunim. Ai e di mirë se përkrahjen në elektorat e ka në minimum. Samiu ka nuhatur edhe gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet partneri I tij I deritashëm APN dhe forcimin enorm të PVD-së
Andaj, Sami Salihun nuk e shpëton asgjë. Debakli e pret më 2 qershorë dhe tallja me qytetarët e Preshevës po merr fund me 2 qershor
Ky shkrim paraqet opinionin individual të autorit dhe nuk është domosdoshmërisht edhe qëndrim i redaksisë