Të fundit

OJQ-Vizioni për zhvillim dhe kooperim, sot i dhuruan maska mbrojtëse për punëtorët Administratës Komunale

Shoqata Vizioni për zhvillim dhe kooperim gjatë ditës së sotme takuan kryetarin e kuvendit komunal të Preshevës, Sami Salihun, njëherit i dhuruan maska mbrojtëse për gjithë punëtorët e Administratës Komunale, përcjell Ministria Lajmeve.

Maskat mbrojtëse të cilat janë të sugjeruara nga institucionet shëndetsore për parnadalimin e përhapjes se Covid19, projekt ky i cili u mbështet nga Tika dhe Rep.Turqisë, e të pergaditura nga kursantët përmes kursit profesional të rrobaqepsisë në shoqatën Vizioni për zhvillim dhe kooperim , u pranuan nga z.Sami Salihu kryetari i kuvendit komunal.

Gjithashtu OJQ- në fjalë kanë njoftuar se në javët e ardhshme do të vazhdojnë me shpërndarjen e maskave mbrojtëse në të gjitha institucionet e komunës së Preshevës e deri tek qytetarët preshevarë.