OJQ NGo Be Active lanson projektin infor mues rreth Covid-19 në Luginë
NGO Be Active 16, sot, në kuadër të projektit të fituar nga fondacioni Trag në konkursin për pandemi, lanson ueb faqen www.covid19-lugina.com.
Faqja synon të ofrojë informacione psikoedukuese për shëndetin mental dhe ruajtjen e tij gjatë pandemisë COVID-19.
Qytetarëve të Luginës së Preshevës do t’u ofrohen shërbime online duke pasur mundësi të bisedojnë me psikologun për çdo shqetsim apo parehati që kanë përgjatë periudhës së pandemisë.
Mirëqenia psikologjike është mjaft e rëndësishme në funksionimin e individit, prandaj ju inkurajojmë të mos hezitoni duke na kontaktuar neve të cilët do të ruajmë anonimitetin e plotë.
Poashtu, do të mbahen disa ligjerata në formë të grupeve mbështetëse me të rinjtë e Luginës së Preshevës për të doskutuar për shëndetin mendorë përgjatë dhe pas pandemisë.
Trag fondacija