OJQ Mel realizon tryezën e radhës me nxënësit e shkollës së mesme në Bujanoc, “Sveti Sava” dhe “Sezai Surroi”
Organizata e qytetarëve Mel ka realizuar aktivitetin e radhës në kuadër të projektit “Të bisedojmë dhe ti zgjerojmë njohurit” të financuar nga Trupi Koordinues për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.
Në këtë tryezë të pranishëm ishin disa nxënës të shkollës së mesme “Sveti Sava” dhe disa nga shkolla e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc.
Në këtë tryzë u diskutua për disa tema shumë të rëndësishme për sidmos për çështje multinacionale.
Këto ishin disa nga pyetjet që iu bënë nxënësve :
Si mund të organizojmë ngjarje të përbashkëta kulturore për serbët dhe shqiptarët?
Si mund të bashkëpunojnë më shumë serbët dhe shqiptarët në bashkësitë lokale?
Si t’i mësojmë fëmijët të respektojnë kulturat e ndryshme?
Nxënësit folën gjërë e gjatë në lidhje me pyetjtet që iu bënë nga koordinatori i projektit Shpend Berisha
Ata u shprehën se shqiptarët dhe serbët duhen të afrohen më shumë me njërit-tjetrin, poashtu konsideruan se nuk shpeshtuar aktivitetet interkulturore, si në fushën e artit sportit



