Bota

Përse Zelensky i kërkoi Bidenit të mos e sanksionojë Abramovichin?!

Wall Street Journal raporton se si presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i kërkoi presidentit amerikan Joe Biden të mos sanksiononte Roman Abramovich, për të lehtësuar negociatat e paqes.

Zelsneky i ka kërkuar presidentit të ndalonte sanksionet për Abramovich, i cili ka një marrëdhënie të ngushtë me Vladimir Putin, pasi udhëheqësit e Ukrainës besojnë se ai mund të jetë një ndërmjetës vendimtar për ndalimin e luftës

Gjatë bisedës, Biden thuhet se foli me Zelenskyn për një sërë sanksionesh që Shtëpia e Bardhë mendonte të zbatonte.