Të fundit

OJQ Drejtoria për Inkluzion mbajti aktivitetin “Barazi e Gjithperfshirje”

“Barazi e Gjithperfshirje”
Ishte kjo motoja e aktivitetit që u mbajt me të rinjët nga OJQ Drejtoria për Inkluzion në Preshevë, me rastin e shënimit të ditës ndërkombetare të personave me aftesi të kufizua.

Bartës i këtij aktiviteti ishte Hekuran Fejzullahu specializant i radiologjisë. Ai potencojë nevojën e pranimit të njerëzve me aftesi të kufizura në mesin tone e asesi izolimin e ndarjen e tyre.

Është përgjegjësi dhe sfidë e secilit prej nesh që, tu ofrojm mundësi, kushte, pjesmarrje e inkuadrim në komunitetin social ku jetojn e veprojn.

Po ashtu Fejzullahu theksoi se askush nuk ka të drejtë të flas në emër të tyre, për kërkesat dhe nevojat që kanë, sepse ata shumë mirë mund t’i realizojn këtë gjëra. Ky aktivitet u prit shumë mirë nga të rinjët që treguan mjaft interes dhe morën pjesë si në pjesen e ligjeratave, puntorive, lojrave kreative e sportive. Ndërsa aktivisti i shoqatës tonë

Enes Murseli ishte mbështetës në organizimin dhe komunikimin me të rinjet.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit për të rinjët të mbështetur nga INSTITUTE FOR EUROPEAN AFFAIRS.
Aktivitetet e sotme kishin si objektiv vetëdijsimin dhe kërkesen për reflektim nga ana e vendimarresve dhe shoqeris në pergjithsi.