Të fundit

OJQ Be Active 16 fillon sesionin e dytë të trajnimeve

Në kuadër të projektit Human Rights for all shoqata jo-qeveritare Be Active 15 sot filloi sesionin e dytë te trajnimeve.

I ftuar ishte Latif Mustafa dhe tema ishte Ndikimi i mediave në afrimimin e të drejtave te pakicave.

Për më tepër, ligjeruesi në fjalë foli për ndikimin dhe fuqinë e mediave, mundësinë e përdorimit të tyre dhe manipulimet që mund të bëhen përmes medieve. Ai, po ashtu, foli për konceptet kufizuese si pakica kombtare, identiteti dhe vetëizolimi, si dhe mundësitë e thyerjes së steretipizimeve mediatike. Latif Mustafa është studiues i shkencave sociale dhe i angazhuar aktivisht në medie.
______