OjQ Be Active 16 sot shpërndau maska mbrojtëse për nder të Ditës Ndërkombêtare të Drejtave të Njeriut
Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut. Në vitin 1950, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 10 Dhjetorin si Ditën e të Drejtave të Njeriut, në mënyrë që të tërheqë vëmendjen te Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, si instrumenti i parë gjithëpërfshirës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Të drejtat e njeriut janë të drejtat themelore të çdo personi, të fituara nga lindja, të patjetërsueshme dhe të pandashme, të qenësishme për të gjitha qeniet njerëzore, pavarësisht nga kombësia, seksi, origjina kombëtare ose etnike, feja, gjuha, apo ndonjë status tjetër.
Në mënyrë që të promovojë të drejtat themelore të njeriut, organizata Be Active 16 shpërndau maska me logon zyrtare të të drejtave të njeriut dhe broshura me tekstin e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut.
Ky projekt financohet nga
Kancelarija za ljudska i manjinska prava
Ministarstvo kulture i informisanja