Të fundit

Lista “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës”përmbyll procedurat për zgjedhjet parlamentare

Komisioni Republikan i Zgjedhjeve, shpalli të premten listën zgjedhore të “Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës” për zgjedhjet parlamentare të 3 prillit.
Kjo është lista e dytë shqiptare që do të marrë pjesë në zgjedhje dhe përbëhet nga përfaqësues të Partisë për Veprim Demokratik (PVd) të Shaip Kamberit, Partisë Demokratike (PD) të Nagip Arifit dhe Lëvizjes për Progres Demokratik. (LDP) e Shqirp Musliut.

Më herët është shpallur lista e “Alternativave Demokratike Shqiptare

Listën e kandidatëve për deputetë të “Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës” e udhëheq Shaip Kamberi, i dyti është Sali Salihi, shefi aktual i kabinetit të kryetarit të Bujanocit, Nagip Arifi, ndërsa i treti Adnan Salihi nga LPD, ish kryetar i Kuvendit të Bujanocit.

Nga dhjetë kandidatët në listë, shtatë janë nga komuna e Bujanocit, dy nga Presheva dhe një nga komuna e Medvegjës.

Kjo është lista e 16-të për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare, thujet nga komisioni republikan.

Kujtojmë se për herë të parë partitë shqiptare do të garojnë me dy lista në këto zgjedhje.