Shqipëri

Shqipëri, 4 viktima dhe 168 raste të reja me koronavirus

Katër persona kanë humbur jetën si pasojë e virusit COVID-19 në 24 orët e fundit, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri.

Po sipas kësaj ministrie, janë regjistruar edhe 168 raste të reja dhe 94 të shëruar nga 943 teste të bëra.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 65 raste në Tiranë, 20 në Elbasan, 14 në Korçë, 12 në Shkodër dhe Durrës, 8 në Krujë, 7 në Kavajë, 6 në Tropojë, 4 në Shijak, 3 në Devoll, Lezhë, Gramsh, 2 në Vlorë dhe Klos, dhe nga një rast në Fier, Kurbin, Kamëz, Fush- Arrëz, Dibër, Kuçovë, Maliq.

Aktualisht në spitalin infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 246 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar”.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID-19, katër qytetarë, një 64-vjeçar nga Shkodra, dy 67-vjeçar, një nga Elbasani dhe një nga Tropoja, dhe një 68-vjeçar nga Kuçova.

Që nga shpërthimi i pandemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 15.399 raste, prej tyre 9.500 janë shëruar, 5.479 janë raste ende aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 420 persona.