Të fundit

Nxënësit nga Lugina edhe sot janë në shkollë, nga e hëna në pushime për 10 ditë

PUSHIMI 10 DITËSH, Nxënësit edhe sot janë në shkollë

Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Serbi janë edhe sot në bankat shkollore, ndërsa nga e hëna, më 29 prill, fillon pushimi pranveror, i cili përfundon të hënën, më 6 maj 2024. Ata kthehen sërish në mësime më 7 maj. E kombinuar me fundjavat, nxënësit do të kenë një pushim prej 10 ditësh.
Nxënësit në Vojvodinë tashmë kanë pasur një mini-pushime gjatë festave të Pashkëve katolike, por së shpejti do të pushojnë sërish, vetëm disa ditë më pak se nxënësit në pjesën tjetër të Serbisë, për të cilët pushimet pranverore fillojnë tashmë të shtunën, më 27 prill ata kthehen në klasë të martën, 7 maj.