Lajme

Nushi i PSD’së: Tomë Gashi më ofendoi rëndë, e gjuajta me ujë por s’u rrahëm

Gazetari Milaim Zeka ka thënë se avokati Tomë Gashi dhe Nol Nushi janë konfrontuar fizikisht në debatin e Radio Televizionit të Kosovës të Ridvan Berishës. Por, një gjë të tillë e kanë mohuar Nol Nushi dhe vet Tomë Gashi.

“Nuk ka pasur kurrfarë rrahje. As konfrontrim as më të voglin fizik mes meje dhe Tomës. E kemi mbajtur distancën, se e kemi edhe stiautën e virusit. Është e vërtetë deklarata e Milaim Zekës. E kam gjuajtur me ujë Tomë Gashin, se jam ofenduar tepër rëndë”, ka thënë Nushi në Tv Dukagjin.

Gjithashtu, edhe avokati Gashi tha se nuk ka pasur konfrontim fizik, gjithçka është e xhiruar dhe emisioni ka qenë drejtpërdrejt.

“Nuk ka pasur konfrontim fizik, gjithçka që kam thënë është e vërtetë dhe emisioni ka qenë live”, ka thënë Gashi.

Zeka thotë se Tomë Gashi e fyeu rëndë Nol Nushin, e pas asaj ky i fundit e ka gjuajtur me ujë Gashin.

“Në momentin që kanë shkuar siglat, ka ndodhur brenda studios. Toma e fyu Nolin tepër rëndë. Noli e gjuajti me ujë, ne ndërhymë pastaj. S’lamë të bëhet më e keqe”

“Fyerja ishte tepër e randë, disa herë Toma i ka thënë a i ke ga nanës a motrës. Është shqetësuese kur njerëzit e VV’së kur po e ushqejnë elektoratin e vet me sha e me fy e me denigru”, ka thënë Zeka