Të fundit

Kamberi: Kosova ofroi ndihmë për Luginën e Preshevës, Shqipëria vetëm premtime (video)

Në emisionin Top Talk në Top Channel ishte i ftuar kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi.

Kamberi e nisi bisedën me një bilanc sa i përket Koronavirusit në vendin e tij. Ai u shpreh se Bujanovci është një ndër vendet më pak të prekura nga CoVid-19.

Deri më tani në këtë komunë janë konfirmuar 4 të prekur të cilët asnjëri nuk ka qenë shqiptar, por të komunitetit rom dhe serbë.

Sa i përket ndihmave që u kanë shkuar nga Beogradi, ai u shpreh se kanë pasur kontakte por nuk kanë marrë ndihmë dhe as u kanë thënë që do u dërgojnë ndihma.

Kamberi: Ne kemi pasur kontakte dhe kemi marrë një ndihmë nga qeveria e Republikës së Kosovës në vlerë prej 200 mijë euro aq sa ka marrë edhe Presheva dhe 100 mijë të tjera janë ndarë për komunën e Medvegjës.

Denis Dyrnjaja: Pra 500 mijë në total. Po Shqipëria ka dhënë kontribut?

Kamberi: Kam patur kontakte me ministrin Gent Cakaj dhe ka premtuar se edhe qeveria shqiptare është duke shqyrtuar një mundësi për të dërguar ndihma financiare.

Denis Dyrnjaja: Nuk ka një vlerë?

Kamberi: Jo nuk ka.