LajmeTë fundit

Nuk kanë të ndalur tensionet në Mal të Zi, serbët përleshen me policinë në Nikshiq

Sonte, në Nikshiq, afër Tempullit të Sts. Vasiliy Ostroshki dhe në një park aty pranë, u zhvillua një përleshje midis serbëve dhe shërbimit policor.

Serbët bllokuan rrugët dhe policia u detyrua të përdorë forcën duke i goditur me shkopinj.
Ligji i miratuar i kërkon Kishës Ortodokse Serbe të dëshmojë pronësinë për manastire e të tjera ndërtesa të saj, të para vitit 1918, kur Mali i Zi u bë pjesë e asaj që më vonë do të ishte Konfederata e Jugosllavisë.

Pamundësia për ta dëshmuar pronësinë do të çonte në marrjen e saj nga shteti dhe kjo ka zemëruar Kishën Ortodokse Serbe, në të cilën besojnë 7 nga 10 banorë të Malit të Zi.

Kritikët e kanë parë këtë si përpjekje të presidentit Milo Gjukanoviq për t’i orientuar qytetarët e vet kah Kisha e Malit të Zi.

Shikoni videon e përleshjes.
VIDEO