Bota

Nuk i ndahen telashet Francës: Trazira në Paris për 1 Maj

Gaz lotsjellës, përleshje me policinë, thyerje e djegie në Paris nga anarkistët e jelekverdhët për, protestat e ‘festës’ së 1 majit.


Turma anarkistësh dhe jelekëverdhësh e penguan parakalimin e 1 Majit duke hedhur gurë dhe duke i vënë zjarrin kosheve të mbeturinave, e duke u përleshur me njesitet policore derisa mijëra njerëz marshonin mes gazit lotsjellës.

Policia përdori gaz lotsjellës, granata, dhe plumba gome drejt anarkistëve të maskuar që përballeshin me ta duke hedhur gurë dhe gjësende tjera.

Ministria e brendshme Franceze njoftoi se diku 16 mijë njerëz marshuan në paradën vjetore për një maj, dhe afërsisht 151 mijë të tjerë në të gjithë Francën. Njoftime tjera të pavarura lajmëruan afërsisht 40 mijë njerëz në rrugët e Parisit.

Policia e Parisit lajmëroi se ka shpërndarë 7400 policë rreth kryeqytetit. Ata lajmëruan për 288 arrestime dhe 12 mijë “ndërhyrje kontrolluese parandaluese” në çanta të pjesëmarrësve.

Policia ka lamjmëruar se një polic është plagosur dhe është shtrirë në spital. Tre nga qytetarë janë raportuar të u jetë ofruar ndihmë nga ndihma e shpejtë.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, provoi javën e kaluar të i bindë jelekëverdhët rreth reformave të tij me një fjalim, nuk i shkoi fjala si duket.