“Nuk i besoj Albin Kurtit, erdh në pushtet me kauza të rreshjme, t`i këkrojë falje secilit”
Kryetari i NISMA Socialdemokrate Fatmir Limaj ka thënë se nuk i beson Kryeminsitrit Albin Kurti.
Sipas tij ky mos besim ka të bëjë me ndryshimet që ka bërë ai nga nga kauzat që dukur i ka mbrojtur e që shpejtë, sipas Limajt heqi dorë nga to.
“Besueshëmria e Albinit është me shumë pikëpyetje, nga ajo çfarë ka përfaqësuar deri më tani. Ne i njohim kauzat që ka mbrojtur z.Kurti dhe në të gjitha ato ka shkelur dhe ka hequr dorë lehtësisht, kauza të cilat e kanë vënë në rrezik krejt vendin, deri në përplasje e gjakderdhje, njëra ndër to është se ai se ka njohur shtetin e Kosovës një kohë të gjatë, kjo nuk është për t`ia mbajtur të koka, por për t`ia vlerësuar besushmërinë e atij që po vjen dhe nga këto kauza që ai ka heq dorë lehtësisht e në emër të së cilës e ka marrë votën, na bëjnë neve të dyshojmë për zotimet që po i jep sot në qeverisje. Nëse ai ka heq dorë nga Bashkimi Kombëtar, nëse ai sot respekton institucionet e vendit tonë, komunikimi me Listën Serbe, dialogu me Serbinë… Ju e dini që ata e kanë pasur “Jo Negociata, Vetëvëndosje”, e që për mendimin tim do të duhej të hiqte dorë sepse s`ka pasur rrugë tjetër, ama jo në emër të tyre të fitojë votat dhe tash kush na siguron që të gjitha zotimet do t`i hedh prapa shpinës. Kurti t`i kërkojë falje gjithë atrye që me këto kauza të rrejshme i ka përplasur me shtetin, kanë vuajtur burgje, kanë bërë sakrifica, është derdh gjak dhe të kërkojë falje për ndryshimin që po e bënë”, ka thënë ai.