Nuk e linte rahat me letra, Kurti ia kthen një letër të gjatë Thaçit!
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka kthyer përgjigje presidentit të vendit, Hashim Thaçi, nga i cili ka kërkuar që të mos ndikojë e imponojë krijimin e qeverisë, mirëpo, të durojë dhe të presë, raporton Gazeta Express.
Kurti i ka thënë Thaçit se Kushtetuta e vendit nuk i njeh presidentit diskrecion e as rol aktiv në krijimin e mandatarit, mirëpo shton se presidenti duhet ta bëjë këtë në mënyrë neutrale.
Ai ka kërkuar që presidenti të mos bëjë presion e vlerësime politike duke e njoftuar ende nuk e kanë gati propozimin për mandatar.
Në fund, Kurti e ka lajmëruar Thaçin se janë afër arritjes së marrëveshjes me LDK-në.