FutbollSporti

“KF Lugina“ përmbyll gjysmën e sezonit me një fitore madhëdhtore

Klubi Futbollistik Lugina” e përmbylli gjysmë sezonin me një fitore madhështore me një mesazh të dukshëm për ekipet kundërshtare.

Njoftimi i plotë i klubit :

Më në fund po shfaqet në pah sakrifica,mundi dhe puna shumëvjeçare e Klubit LUGINA ku edhe jemi zyrtarisht KAMPION vjeshtor.
E presim me padurim gjysmë sezonin Pranveror të vazhdojm me grintën e njejtë dhe qëllimin që të jemi aty ku dhe na takon.
Pa harruar të falenderojm çdo mbështetës pavarësisht rezultateve e që kanë qenë pranë nesh në çdo ndeshje duke e ditur se ata janë motivimi ynë të ecim para pa mëdyshje.
Jemi ktu ku jemi edhe fal donatorëve që na kanë besuar dhe sigurisht se jemi faleminderues ndaj çdo mbështetje.
Shihemi në gjysmësezonen pranverore ku presim me padurim ta fillojmë si”KAMPION”.

Falemnderojm Sponzoret e Klubit:

EXTRA MONTAGE
HEFA GMBH
HAUSMEISTERSERVICE “Malici”
MINISTRY OF COFFE NQARSHI
AUTO SERVIS QEMA
PICERIA ROMA
IRISH XL PUB 01
VIJATOR
KOMUNA E PRESHEVËS

K.F.LUGINA KRENARIA E LUGINES PREVESHES