Auto

Njihuni në detaje me “bishën” e re, Mercedes-Maybach GLS

Mercedes ka prezantuar këtë të enjte modelin më të ri Maybach GLS 600.

Duke shënuar herën e parë që emblema e Maybach vihet në një model prodhimi që nuk është një S-Class, Mercedes-Maybach GLS 600 4MATIC përfaqëson majën e modeleve luksoze SUV nga Stuttgarti.

Për të parën videon kliko në link; https://youtu.be/QTaHm8YPZ5w

GLS 600 mundësohet nga një motor 4.0 litërsh binjake-turb V8 që prodhon 550 kuajfuqi. Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e arrin për 4.8 sekonda, derisa shpejtësinë maksimale e ka të kufizuar në 200 kilometra në orë.

Ndërkohë në videon në vazhdim mund të shikoni në detaje këtë super makinë luksoze nga gjiganti gjerman.