Njihuni me kampionin e ri të botës në kategorinë e rëndë, Andy Ruiz
Boksieri meksikan, Andy Ruiz, arriti që të shpallet kampion i ri në kategorinë e rëndë, pasi që mposhti Anthony Joshuan, i cili mbante këtë titull.
Por, kush është kampioni i ri i kategorisë së rëndë në boks?
Andy Ruiz është me prejardhje meksikane, por i lindur në Kaliforni më 11 shtator 1989, pra tani është 29 vjeçar. Debutimin e parë si profesionit Ruiz e bëri më 28 mars të vitit 2009, duke e mposhtur me ‘nok-aut’ Miguel Ramirez që në raundin e katërt.
Deri më tani, 29 vjeçari ka zhvilluar 34 meçe, prej tyre 33 fitore – 22 me K.O dhe 11 me vendim të gjyqtarëve. Andy Ruiz ka vetëm një humbje, atë nga boksieri Australian, Joseph Parke, më 10 dhjetor të vitit 2016.
Më 1 qershor[sipas kohës në Amerikë], Ruiz befasoi botën e boksit mbrëmë në arenën “Madison Square Garden” të NewYorkut, për ta nokautuar kampionin e deritanishëm, Anthony Joshua, që në raundin e shtatë. Madje, për boksierin britanik ishte kjo humbja e parë në karrierën e tij.
Kështu, nga 1 qershori bota e boksit ka një kampion të ri dhe ai është Andy Ruiz.