Njësitë e Policisë së Kosovës vazhdojnë të jenë në gatishmëri në Shqipër
Njësitë e Policisë së Kosovës po vazhdojnë të qëndrojnë në gjendje gatishmërie në zonat e goditura nga tërmeti në Shqipëri, ku me kërkesë të Policisë së Shqipërisë numri i tyre sot është reduktuar.
PK ka asistuar Policinë e Shqipërisë dhe forcat e tjera në kërkim-shpëtim në pesë lokacionet në Durrës dhe ato në Thumanë, ku ndër të tjera kanë asistuar edhe në nxjerrjen e personave të gjallë nga gërmadhat.
Kapiten Besart Ahmeti tregon për KosovaPress, se që në ditën e parë pas goditjes nga tërmeti, Policia e Kosovës ka qenë e pranishme në këto zona në Shqipëri me më shumë se 100 pjesëtarë brenda një ndërrimi. Po sot, thotë se numri i tyre është rreth 60, meqë kaq u është kërkuar nga Policia e Shqipërisë.
Kemi lëvizur me personel prej ditës në ditë, kryesisht kemi qenë përmbi 100 në secilin ndërrim, por sot e kemi reduktuar pak numrin në 60, kjo ka qenë me kërkesën e Policisë së Shqipërisë”, tregon ai.
Ai thotë se kanë asistuar që nga dita e parë, varësisht prej kërkesave të Policisë së Shqipërisë, por që misioni i tyre ka qenë të jenë në gjendje gatishmërie.
Detyra jonë ka qenë asistimi i Policisë së Shqipërisë dhe forcave tjera, që kanë qenë në kërkim-shpëtim. Ne kemi asistuar ku ka qenë e nevojshme, varësisht prej kërkesave që Policia e shtetit të Shqipërisë i ka parashtruar për asistencë”, thotë ai.
Që në ditën e parë të tragjedisë, Policia e Kosovës ka asistuar në pikat të ndryshme, edhe në ndihmën që u është ofruar njerëzve për të dalë të gjallë nga rrënojat