Të fundit

Arifi: Kuvendi i Bujanocit aprovoi buxhetin më të madh në histori, rreth 14 milion euro

Kuvendi komunal i komunës së Bujanocit ka aprovuar propozim buxhetin për vitin 2023 në vlerë prej 1.662.230.000,00 dinarëve.

Kryetari i komunës, Nagip Arifi e ka vlerësuar buxhetin më të madh në histori të Bujanocit.

Postimi i plotë në Facebook nga Nagip Arifi:

Bashkëqytetarë të nderuar,

Sot, Kuvendi Komunal votoi PRO propozimit tim për aprovimin e buxhetit për vitin 2023, i cili kap vlerën më të madh në histori të Bujanocit prej 1.662.230.000,00 dinarëve.

I falemnderoj këshilltarët e Kuvendit Komunal të Bujanocit, të cilët arsyeshëm votuan që ta aprovojmë këtë buxhet, i cili rrjedhë nga kërkesat e qytetarëve tanë dhe do të jetë në shërbim të tyre.

Edhe këtë vit do të vazhdojmë me realizimin e projekteve infrastrukturore, me sigurimin e transportit për shkollarët e mesëm, shujtat për filloristët, bursat për studentët. Do të ndihmojmë bizneset, bujqit, sportin, rininë, kulturën, mediat, organizatat joqeveritare dhe shumë sfera tjera.

Për transparencë, po ndaj me Ju sferat në të cilat do të alokohen 1.662.230.000,00 dinarë:

1. Urbanizmi dhe planifikimi hapsinorë = 6.000.000,00 din.

2. Shërbimet komunale = 90.100.000,00

3. Zhvillimi ekonomik lokal = 45.000.000,00

4. Zhvillimi i turizmit = 14.633.000,00

5. Zhvillimi i bujqësisë = 14.500.000,00

6. Mbrojtja e mjedisit jetësor = 13.050.000,00

7. Organizimi i trafikut dhe infrastruktura rrugore = 250.689.400,00

8. Arsimi parashkollorë = 143.084.000,00

9. Arsimi fillorë = 392.587.722,00

10. Arsimi i mesëm = 59.471.360,00

11. Mbrojtja sociale dhe e fëmijëve = 37.260.000,00

12. Mbrojtja shëndetësore = 18.700.000,00

13. Zhvillimi i kulturës = 168.255.500,00

14. Zhvillimi i sportit dhe rinisë = 9.400.000,00

15. Vetadministrimi lokal = 319.981.118,00

16. Sistemi politik i vetadministrimit lokal = 56.017.900,00

17. Efikasiteti energjetik dhe burimet e riprodhueshme të energjisë = 23.500.000,00

Besoj që buxheti i vitit 2023 do të prekë çdo qytetar tonin, dhe të ndikojë në përmirësimin e jetës së çdonjërit.

Do të vazhdojmë me punë të mira, për ditë të mira!