Lajme

“Njeriu i Trumpit” i PDK-së, figurë kontroverse e i përfshirë në shumë afera

Matthew Whitaker u përball me dy prej skandaleve të raportuara në media prestigjioze ndërkombëtare.

Njëri prej tyre kishte të bënte me përfshirjen e tij në një skemë mashtrimi, ku shumë veteranë kishin humbur kursimet e tyre, raportuar nga “The Guardian”, raporton KTV.

Tjetra aferë që kongresmeni Jamie Raskin ia përmend atëherë ushtruesit të detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, është një organizatë joqeveritare që Whitaker-i e udhëhiqte dhe ishte i vetmi i punësuar në të, por që kishte marrë donacione të dyshimta prej 1.2 milion dollarësh.

Tjetra aferë që kongresmeni Jamie Raskin ia përmend atëherë ushtruesit të detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, është një organizatë joqeveritare që Whitaker-i e udhëhiqte dhe ishte i vetmi i punësuar në të, por që kishte marrë donacione të dyshimta prej 1.2 milion dollarësh.

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, për artikuj të tillë, ka thënë të jenë produkt i medieve që vijnë nga partitë kundërshtare në SHBA, në këtë rast, demokratëve.

Por se si ka përfunduar lobisti Whitaker në fushatën e PDK-së, Krasniqi nuk ka dhënë një përgjigje konkrete, por ka thënë se ka ardhur falë miqësive që i kanë në SHBA.

Pas pjesëmarrjes së Whitaker-it në takimet elektorale, që nga PDK-ja u trumbetua si përkrahje e shtetit amerikan për këtë parti, pati edhe një reagim të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, që ritheksoi neutralitetin e saj në garën zgjedhore.

Reagimin e ambasadës, të pritur e ka konsideruar Krasniqi, duke shtuar se nuk kanë pretenduar se SHBA-ja e do PDK-në, porse kjo e fundit e do më shumë Amerikën.

Whitaker, pas gati një viti në pozitën e Shefit të Stafit te Prokurori i Përgjithshëm, kishte zëvendësuar shefin e tij Jeff Sessions për pak muaj, para së të largohej nga aty më 14 shkurt të këtij viti.