Lajme

Njëri nga grabitësit në Suharekë dyshohet se është vrarë gjatë operacionit policor

Njëri nga grabitësit që ka marrë pjesë në vjedhjen e një argjendarie në Suharekë javën e kaluar, dyshohet se është vrarë të enjten gjatë një operacioni policor në Dragodan.

Gjatë operacionit, dyshohet edhe për një polic të plagosur, kanë njoftuar burime të KOHËS. 

Personi që dyshohet se ka mbetur i vrarë është me inicialet D.G.