Një tjetër kandidat i LSI ‘del nga radhët’, kërkon mandatin në KQZ
Një tjetër kandidat i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka dorëzuar sot në KQZ, formularin e dekriminalizimit dhe për rrjedhojë kërkon të marrë mandatin e deputetit.
Burime të “Panorama” bëjnë me dije se në KQZ është dorëzuar sot formulari i kandidatit të LSI-së, Ralf Gjoni.
Gjoni ka qenë në zgjedhjet e fundit në listën e LSI-së në Qarkun e Tiranës.
Ai ka qenë i 11-ti në listë, ndërkohë që pas dorëheqjes së deputetëve të LSI-së ai kërkon të përfitojë mandatin e deputetit.
Aktualisht nga LSI kanë marrë mandatin 4 kandidatë, të cilët u betuan në Parlament.