Lajme

Një shqiptar kryeson sondazhet për kryeministër të Australisë

Kryeministri australian Scott Morrison ka lajmëruar zgjedhjet federale më 21 maj, duke nisur garën për të rinovuar qeverinë e tij, me qendër në Canberra, pas tre viteve të vështira që kaloi Australia, me përballjen me përmbytje, zjarre dhe, natyrisht, me Covid.

Në sondazhe, kreu aktual i qeverisë Morrison, i cili eshte lideri i Partisë Liberale, mbetet prapa Partisë Laburiste, aktualisht në opozitë.

Qeveria jonë nuk është e përsosur. Ne kurrë nuk kemi pretenduar të jemi, por jemi përpara afatit dhe nëse mund të shihni disa të meta, do të shihni gjithashtu se çfarë kemi arritur për Australinë në kohë tepër të vështira,” tha Morrison.

I referuar gjithashtu si “kryeministri anti-migrant”Morrison – ndër të tjera – nuk është as ekzaktësisht një ambientalist, dhe kjo mund ta bëjë atë të humbasë shumë vota, veçanërisht në mesin e të rinjve.

Një kryeministër me origjinë nga Barletta e Italisë?

Në sondazhe, kryeson italiano-australiani Anthony Albanese. Partia e tij Laburiste është 54% kundrejt 46% të Liberalëve të Morrison