Lajme

Edhe Konjufca ndan gjysmën e pagës së tij për ta luftuar koronavirusin

Edhe ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Glauk Konjufca, ka njoftuar se do ta ndajë gjysmën e pagës së tij për ta luftuar pandeminë Covid-19.

“Duke u nisur nga fakti se po jetojmë në kohë pandemie dhe duke ndjekur shembullin e Kryeministrit Albin Kurti kam vendosur që edhe unë si Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës të ndaj gjysmën e pagës në përkrahje të institucioneve në betejën kundër Covid-19”, njoftoi Konjufca, transmeton Koha.