Një shqiptar emërohet Drejtor Baleti në Teatrin Kombëtar të Splitit
Ish-belerini shqiptar Ilir Kerni emërohet Drejtor i Baletit në Teatrin Kombëtar të Splitit.
Lajmin e ka bërë të ditur sopranoja Ermonela Jaho, e cila uron kolegun e saj në rrjetet sociale.
“Urime Ilir Kerni për emërimin e merituar si Drejtor i Baletit në Teatrin Kombëtar të Splitit dhe komplimenta kroatëve për largpamësinë dhe vlerësimin ndaj një vlere artistike kombëtare shqiptare si ju”, shkruan sopranoja.