Një regjim ushqimor i shëndetshëm për trurin dhe zemrën
A keni dëgjuar për dietën e trurit? Bëhet fjalë për një regjim ushqimor të shëndetshëm për trurin dhe zemrën. Tre vjet më parë, një grup ekspertësh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përpiluan pikat kryesore të këtij regjimi që synon të mbrojë trurin nga sëmundje si Alzheimeri.
Vendimi erdhi pas zbulimit të një lidhje të fortë mes ushqimit dhe shëndetit të trurit. Sipas shkencëtarëve, disa ushqime të shëndetshme arrijnë të ulin rrezikun e Alzheimerit deri në 50%. Ky zbulim është shumë i rëndësishëm për mirëqenien mendore.
Çfarë është ushqyerja për trurin?
Ky regjim ushqimor ka si objektiv parandalimin e sëmundjeve nervore dhe ato kardiovaskulare. Theksi qëndron tek drithërat e plota, produktet e bulmetit pa yndyrë, kripa e kufizuar, perimet, frutat, arrorët dhe proteina. Ushqime të tilla të shëndetshme synojnë të mbrojnë zemrën dhe trurin nga sëmundjet.
Ushqimet për trurin dhe zemrën
Sipas studiuesve, çdo ditë njeriu duhet të hajë një sallatë me barishte, një racion me perime, tre racione me drithëra të plota. Në shumicën e ditëve të javës, njeriu duhet të hajë arrorë, fasule, bishtajore. Mishi i shpendëve dhe frutat e pyllit, veçanërisht boronicat dhe luleshtrydhet, duhen ngrënë dy herë në javë, ndërsa peshku një herë në javë. Vaji i ullirit duhet të jetë yndyra e vetme që mund të përdoret në gatim.