Shqipëri

Rama u reagon Osmanit e Gjukanoviqit për “Ballkani e Hapur” nuk do të ndalet

Kryeministri, Edi Rama, u ka reaguar Presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviqit dhe asaj së Kosovës, Vjosa Osmanit, lidhur deklaratat e tyre të sotme për “Ballkanin e Hapur”.

Gjukanoviq e Osmani deklaruan sot në një konferencë të përbashkët për media se janë kundër kësaj nisme dhe se Procesi i Berlinit është iniciativa e vetme që i duhet Ballkanit Perëndimor.

Këtyre deklaratave u ka reaguar Rama, duke thënë se Ballkani i Hapur e përshpejton Procesin e Berlinit, shkruan Reporteri.net.

“Kushdo është kundër Ballkanit të Hapur është në të drejtën e vet që as mos të shohë, as mos të dëgjojë dhe as mos të kuptojë se kjo nisëm nxit paqen, bashkëpunimin, integrimin dhe e përshpejton Procesin e Berlinit! Ballkani i Hapur nuk do të ndalet sepse e ardhmja nuk ndalet dot”, ka shkruar Rama në Twitter.