Bota

Një nga zyrtarët më të lartë iranianë infektohet me koronavirus

Kreu i Parlamentit iranian, Ali Larijani është zyrtari më i lartë i regjimit iranian që infektohet me koronavirus.

Ali Larijani mban postin e kryetarit të parlamentit prej 12 vitesh dhe është anëtar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Iranit dhe ndihmësi i ngushtë i liderit Suprem Ajatollah Khamenei.

Deri tani në Iran, sipas shifrave zyrtare kanë humbur jetën nga koronavirusi 3160 persona dhe janë infektuar mbi 50 mijë të tjerë./Opinion.al