Lajme

Një kosovar në Zvicër në paraburgim, në gara ilegale me vetura bëri aksident

Një kosovar është duke u mbajtur në paraburgim në Zvicër për shkak të pjesëmarrjes në gara ilegale të shpejtësisë në një autostradë në Cyrih, javën e shkuar, e që përfundoi me aksident të rëndë.

Nga ky aksident i së dielës së shkuar ishin lënduar dy persona.

Në lidhje me rastin, policia ka arrestuar shtatë meshkuj, gjashtë me nënshtetësi suedeze e një kosovar 29-vjeçar.

Kosovari me kërkesë të prokurorit është duke u mbajtur në paraburgim, ndërsa procedura penale është hapur për të gjithë.