Lajme

Një jaht gjigand nëpër oqean, më i madh se 2 fusha futbolli

Një jaht gjigant i cili do të jetë më i gjatë se dy fusha futbolli bashkë, do të jetë pjesë e oqeaneve shumë shpejt.

Jahti që do të kapë vlerën e 600 milion eurove do jetë 229 metra i gjatë. Ai do të thyej rekordin e jahtit të presidentit të Arabisë, i cili posedon momentalisht më të madhin në botë me një gjatësi prej 180 metra.

Mjeti lundrues i cili mendohet të ketë një ekuipazh prej 92 anëtarësh, do të mbajë brenda deri ne 52 persona të cilët mund të akomodohen në dhomat e tyre. Jahti do të udhëtojë me një shpejtësi prej 29 miljesh.

Sipas projektit të paraqitur nga 36 vjeçari Chulhun Park, brenda tij do të ketë gjithashtu kazino, teatro, restorante dhe galeri arti.

36 vjeçari ka treguar se jahti do të bëhej nga alumini dhe një strukturë e posaçme e bërë nga fibra karboni.

Për projektin e quajtur ”Valkyrie” janë dashur tetë muaj për ta dizajnuar.

Park tha se kur vendosi të jetë projektues i jahteve, pa se shumica e jahteve janë me ngjyrë të bardhë dhe rrinë të grumbulluar pranë porteve duke të lënë përshtypjen e një torte martese. Prandaj, ai ishte i vendosur të krijonte një jaht shumë të veçantë që do të dilte nga flota.

Qëllimi i tij kryesor ishte që të ndërtonte një qendër argëtimi lundruese ku të apasionuarit pas lundrimit dhe qejfit mund të kalojnë një kohë të këndshme brenda tij.