Lajme

Një i vdekur e dy të lënduar në një aksident në rrugën Gjilan-Kamenicë

Një person ka vdekur dhe dy janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm rrugën Gjilan – Kamenicë.

Lajmin e ka konfirmuar për RTKLive zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani ka deklaruar se përkundër ndihmës së ofruar në emergjencë, 33-vjeçari, vdiq si pasojë e lëndimeve të marra.

“Ju njoftojmë se sot më 21.10.2024 rreth orës 06:40 është raportuar për një aksident trafiku me lëndime në rrugën e Kamenicë afër pompës së karburanteve ” Hib Petrollit”. Njësia e Trafikut Rajonal dhe Ndihma e parë menjëherë kanë dalë në vend të ngjarjes. Edhe për kundër ndihmës së ofruar nga ekipi i Qendrës Emergjente jemi njoftuar se rreth orës 07:38 vozitësi i veturës i moshës rreth 33 vjeçar ka ndërruar jetë”, ka thënë Hashani.

Tutje thuhet se drejtuesi i kamionetës dhe një pasagjer sipas mjekut janë jashtë rrezikut për jetë .

Po ashtu Prokurori i Shtetit është njoftuar për rastin dhe i njëjti ka dalë në vendin e ngjarjes.

Hashani po ashtu ka konfirmuar për RTKLive se nga hetimet e para dyshohet se deri te ky aksident i rëndë mund të ketë ardhur për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë dhe mos respektimit të shenjave të trafikut, ku drejtuesi i veturës e ka humbë kontrollin mbi mjetin duke godit fillimisht anësoret e rrugës dhe më pas përplaset direkt me kamionetën që i vinte për ballë.