Një i mushuar theret në qafë derisa po e thoshte ezanin në xhami
Një sulm makabër ka ndodhur në Londër. Një burrë është therë me thikë në qafë derisa po falej në xhami bashkë me besimtarët e tjerë në Londër, ka konfirmuar policia.
Oficerët ishin thirrur në vendin e shenjtë rreth orës 3.10 të pasdites [4.10 koha jonë lokale], për ta gjetur një burrë në të shtatëdhjetat me plagë në qafë.
Siç raporton Daily Mail, dëshmitarët thanë që viktima ishte muezini, i cili i thërriste ezanin në Xhaminë Qendrore të Londrës – një nga xhamitë më të mëdha të qytetit – afër Parkut të Regent.
Një dëshmitar tha që i dyshuari ishte i rregullt në xhami, duke shtuar se viktima ishte goditur me thikë në shpatullën e djathtë.