NJË FRYMË E MADHE QYTETARE KUNDËR NACIONALIZMIT
“Nje fryme e re opozitare,qytetare anti nacionaliste ne Serbi”
“Duhet të largohet presidenti Vucic, i cili është një nacionalist i madh, që pastaj te fokusohemi për zgjidhjen e problemeve të përditshme”
“Iniciativa Ne DavimoBeograd”, “Shoqata e lëvizjes së lirë” nga Nishi dhe Kraleva janë në fillim të formimit të Frontit Qytetar, me disa opsione të reja politike per ta derguar vendin perpara , ose nese nuk relizohen opsionet e reja polikte te kete zgjedhje parlamentare në Serbi.
Bëhet fjalë për organizata në të cilat nuk bejne pjese akterë, ish-zyrtarët te qeverisë,por pergjithesisht aktivistë dhe njerëz te zakonshëm të bashkuar rreth problemeve specifike ekzistenciale të qytetarëve.
Ideologjia e Frontit Qytetar, sipas njerëzve kryesore në këto organizata, është anti-nacionaliste, që kryesisht kundërshton autoritetet nacionaliste “pozites dhe opozitës”.
Predrag Voshtiniq i tha gazetes Danas se Fronti Qytetar se kane opsione të specifikuara per qytetarët, të cilët kanë humbur përgjithmonë besimin e tyre te të gjitha krahet politike ekzistues.
Rastislav Diniq nga “Shoqata e lëvizjes së lirë” nga qytetiti i Nishit paralajmëron se vlerat e socializmit demokratik nuk mund t’i gjeni askund në hartën aktuale politike të Serbisë.
Radomir Lazoviq nga “Ne Davimo Beograd” thotë se Fronti Qytetar do të mbledh njerëzit qe jane rreth luftës kundër varfërisë per kushte dinjitoze të jetesës.
Duke shtuar se “në vend që të perballemi me (Presidentin e Serbisë Aleksandar) Vucic i cili është një nacionalist i madh, në frontin civil, ne do të merremi më mirë me gjërat nga të cilat ai “jeton ne politike” dhe problemet që çdo ditë na dëmtojnë”.