Lajme

Nisen për në Shqipëri ndihmat që u mblodhen në aksionin e Rtv Aldi-t

Aksionit të Rtv Aldi për t’i ndihmuar vëllezërit e prekur nga tërmeti në Shqipëri i’u kanë pergjigjur një numër i madh i qytetarëve dhe kompani të Komunës së Preshevës të cilët në mënyrë vullnetare kanë sjellur veshmbathje, batanije, gjëra ushqimore dhe higjienike që t’i dalin në ndihmë vëllezërve të tyre nga Shqipëria.

Rtv Aldi gjatë ditës së sotshme është nisur drejt Shqipërisë ku për transportin e këtyre ndihmave ështe përkujdesur kompania Vlora Comm nga Presheva.
Presheva edhe këtë herë po tregon se edhe pse është e vogël dhe e shtypur por zemra e saj është e madhe.
Ju Faleminderit të gjithë juve që shprehët gadishmëri për t’i dalë në ndihmë vëllezërve nga Shqipëria