Ngjarje e rëndë: Qentë endacakë kafshojnë 17 vjeçaren nga Presheva
Një tufë e qenëve endacakë sot kafshuan një adoleshente në Preshevë.
Sipas informacioneve jozyrtare, një adoleshente është rrëzuar përtokë nga një tufë qensh dhe më pas është sulmuar përgjakshëm.
Shtatëmbëdhjetë vjeçarja me inicialet L.E. nga Presheva është operuar mbrëmë në Qendrën Klinike Universitare në Nish për shkak të lëndimeve të tmerrshme që i janë shkaktuar nga një tufë qensh. Ajo ka pësuar lëndime të rënda në kokë, fytyrë, të dy veshët, buzët, hundën dhe kokën, për këtë arsye iu nënshtrua një operacioni disa orësh. Siç mësojmë, ajo ka pasur gjakderdhje të rëndë kur është shtruar në spital por gjendja e saj është rehabilituar. Aktualisht është po shërohet në reanimacion në Klinikën e Fëmijëve.