KryesoreLajme

Ngjarja që tronditi Serbinë : Burri vret gruan dhe prindërit e saj

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetarët e Serbisë këto ditë, bëhet fjalë për vrasjen e një gruaje dhe prindërve të saj në prani të dy fëmijëve të mitur, Mirjana dhe Goran shkruan Kurir, transmeton Ministria Lajmeve.

Fëmija 10 vjeçar gjatë gjithë kohës ka shikuar babain duke e vrarë nënën e tyre, dhe më pastaj prindërit e gruas, gjegjësisht gjyshërit, pasi ka arritur ti ikë tmerrit ka ftuar dajën e tij në ndihmë për ti shpëtuar.

Daja i fëmijëve i quajtur Mladen, pasi ka arritur në shtëpi ka hasur në skena të tmerrshme, dhe menjëherë ka thirrur policinë. Fëmija më i vogël gjithashtu ka qenë prezent gjatë gjithë kohës që kishin ndodhur vrasjet nga ana e babait të tyre.

Mirjana më herët e kishte lajmëruar burrin e saj Goranin, tek autoritetet për dhunë në familje, dhe i njëjti kishte ndalesë që ti afrohet familjes.

Policia po kërkon ndihmë për të kapur tashmë vrasësin e trefishtë, i cili tani për tani ndodhet në arrati./ministrialajmeve.com