Nga sot janë mbyllur “frizerët” dhe “frizeret”
Qeveria e Serbisë me datë 1 prill 2020 ka aprovuar masat shtesë, për parandalimin e përhajpjes së coronavirusit, e qe vlen të thksohet se kjo masë vlen edhe për shqiptarët që jetojnë në shtetin serb, përkatesisht shqiptarët e Luginës.
Me vendimin e ri u ndalohet puna të gjitha salloneve të bukurisë, frizerëve, bastoreve dhe lojërave të fatit.
Vendimin e sotëm qeveria e ka aprovuar në mënyrë që të mbyll të gjithë ndërtesat dhe aktivitetet, që nënkuptojn kontaktin e afërt, siç janë frizerët dhe sallonet e kozmetikës, klubet e fitnesit etj.