Maqedoni

Nga kush varet hapja e kufirit Llojan-Miratoc?, tregon Muhamed Zekiri (Video)

Muhamed Zekiri, sekretari i përgjithshëm në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut në një intervistë për News-TV ka deklaruar se hapja e kufirit Llojan-Miratoc më shumë varet nga Beogradi.

“Kjo nuk varet vetëm nga ne, varet më së shumti nga autoritet e Beogradit. Dy ministrat vitin e kaluar firmosën marrëveshje për hapjen e pikës kufitare. Ne jemi në kontakt edhe me kryetarin e komunës së Preshevës, permanent. Edhe interesi i dy vendeve është hapja e shpejtë e kësaj pike kufitare. Nga ana jonë punët teknike janë të kryera dhe nuk kemi pengesë, presim vetëm përgjigjen pozitive nga Beogradi se edhe ata nga ajo anë janë të gatshëm dhe kjo hapje kufitare do të shkojë në dy faza. Fillimisht ajo që do të bëhet më shpejtë është që tu mundësohet banorëve të zonave kufitare lirshëm të lëvizin më pas në fazën e dytë të mundësohet qytetarëve tjerë që iu bie rruga ta kalojnë kufirin në mes llojanit e miratocit”, deklaroi Muhamed Zekiri.

Deklaratën e plotë mund ta ndiqni nga minuta 12:48.