Bota

Nga 22 nëntori në Austri mund të udhëtojnë vetëm personat e vaksinuar ose me PCR-test

Bëhet e ditur se nga 22 nëntori 2021 hyn në fuqi rregulli 2.5G, vetëm personat plotësisht të vaksinuar, të shëruar (me një dëshmi mjekësorë që e kanë kaluar Covid-19, vlefshmëria 180 ditë), ose të testuar me PCR test negativ, do të lejohen të udhëtojnë për në Austri, transmeton albinfo.at.

– Testet PCR janë të vlefshme vetëm 72 orë pas testimit

– Testi i Antitrupave, si dhe testi antigen për Covid-19 nuk janë më të vlefshëm si dëshmi për hyrje.

Nga data 06.12.2021, dëshmia e vaksinimit është e vlefshme vetëm për nëntë muaj.

Për më shumë informacione klikoni në vegzën e mëposhtme:

https://www.bmeia.gv.at/reise-services/coronavirus-covid-19-und-reisen/?fbclid=IwAR0hx5TnEfTjP_9JZnWai-C6z-rMfI5J18wHXAJLXlwq6opQSWWiPQd-F0U