NEXHAT DACI LIROHET NGA DETYRA SI KRYETAR I ASHAK
Akademik Nexhat Daci nuk është më kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.
Daci sot feston ditëlindjen e 75-të dhe anëtarët e Akademisë mbi këtë moshë nuk mund të ushtrojnë funksione udhëheqëse në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
Vendimi që Daci të mos ushtrojë më funksionin e kryetarit ishte marrë nga organet ligjore dhe statutare, legale dhe legjitime të ASHAK-ut më 11 qershor të këtij viti.
ASHAK njoftoi se deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, këtë funksion e ushtron nënkryetari, akademik Jusuf Bajraktari.
Nexhat Daci ishte zgjedhur kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës më 21 dhjetor të vitit 2017 në zgjedhjet e rregullta.